Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Rusia shprehen se jane shume prane arritjes se nje marreveshje te re per carmatosjen berthamore.

Lajmi njoftohet nga Departamenti i Shtetit ne Uashington ku shtohet se rinovimi i marreveshjes Start 1 se ciles i mbaroi afati ne 5 dhjetor do te arrihet shume shpejt.

E ashtuquajtura marreveshja Start 2, ose marreveshja e re mbi reduktimin e armeve te shkaterrimit ne mase pason marreveshjen e Start 1, te vitit 1994 ku Uashingtoni dhe Moska rane dakort per reduktimin e arsenalit te tyre nuklear dhe Start 2, sipas te dyja paleve do te coje ne pakesimin e metejshem te ketij arsenali.