Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë publikimin e raportit në Kongres, lidhur me politikat e këmbimit të valutave. Në këtë mënyrë shtyhet edhe vendimi nëse Kina po manipulon me monedhën e saj.

Sekretari amerikan i thesarit, Timoti Gajtner, nëpërmjet të një deklaratë, ka kërkuar nga Kina që të lëvizë drej monedhës më fleksibile.

Shtyrja e publikimit të raportit në Kongresin amerikan, i parashikuar për 15 të këtij muaji, po bëhet para ardhjes së presidentit kinez, Hu Jintao, për vizitë në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore, më 12 dhe 13 të këtij muaji në Uashington.