Nuk është arritur asgjë në mbledhjet mes demokratëve dhe republikanëve, ndërsa SHBA gjendet në ditën e tretë të fenomenit që njihet si shutdown, ose ndryshe mbyllja e shërbimeve të qeverisë federale për shkak të dështimit në miratimin e buxhetit.


Senati Amerikan do të votojë në mesditë me orën e Uashingtonit, 6 e pasdites me orën tonë, në përpjekjen për të hequr mbylljen e administratës federale që nisi mesnatën e së shtunës.


Një votim proçedurial do të zhvillohet gjatë ditës. Lideri i minorancës demokrate në Senat, Çak Shumer, njoftoi se pavarësisht mbledhjeve që zgjatën gjithë ditën të dielën, nuk u arrit një marrëveshje që do të revokonte fenomenin shutdoun me nisjen e javës së punës.


Mediat amerikane shkruajnë se gjatë pasditës do të votohet për një pezullim të përkohshëm, mundësisht të përcaktojë rihapjen e qeverisë deri me 8 shkurt. Por për këtë lideri I maxhorancës republikane në Senat, Mitç MekKonell duhet të impenjohet dhe të vendosë në votim nyjen e emigracionit përpara kësaj date.


Pasoja e parë e prekshme është mbyllja e zyrave federale dhe veçanërisht parqeve, muzeve dhe monumenteve që janë nën administrimin federal. Për shembull rasti i Statujës së Lirisë. Mbyllja e së cilës në 2013 shkaktoi konfuzion tek turistët. Këtë herë ka ndërhyrë qyteti i Nju Jorkut, duke financuar me fondet e veta hapjen e monumentit historic pavarësisht gjendjes shotdoun.


Kjo është nmjë goditje e rëndë për presidentin Donald Trump, pasi vjen pikërisht një vit pas vendosjes në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.


22 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)