Martin ShkreliBiznesmeni Martin Shkreli, i cili shkaktoi zemërim pas kritikave për manipulimin e çmimit të një medikamenti specifik për trajtimin e AIDS-it, u arrestua dje nga Zyra Federale e Hetimeve. Arrestimi erdhi pas një hetimi federal që përfshinte një fond investimesh dhe një kompani farmaceutike që ai drejtonte më parë. Shkreli është shef ekzekutiv i kompanive farmaceutike “Turing” dhe “KaloBios”. Agjencia e lajmeve “Reuters” njoftonte dje se Shkreli u arrestua në Manhattan dhe arrestimi u konfirmua nga zëdhënësja e FBI-së, Kelly Langmesser. Çmimi i aksioneve të tij, “KaloBios”, ra menjëherë pas arrestimit në 53 për qind. Kompania “Turing” ngjalli polemika në fillim të këtij viti, pas lajmit se ajo kishte ngritur çmimin e ilaçit “Daraprim” në 750 dollarë për tabletë nga 13,5 që ishte më parë. Gjatë një dëshmie në Senat, javën e kaluar, një mjek u tha senatorëve se një kurë trajtimi me “Draprim” te foshnjat sot arrin në 69 000 dollarë. Ilaçi shërben për të kuruar infeksione të rrezikshme parazitare. Sipas burimeve, Shkreli, 32 vjeç, pritet të akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme asetet e firmës “Retrophin” për të paguar borxhet. Në tetor të vitit që u mbyll, pati dhe protesta publike të grupeve të interesuara, të cilat e cilësuan veprimin e tij si çnjerëzor, duke e përballur atë edhe me një fushatë të ethshme në rrjetet sociale e media, që synonte diskreditimin e tij.


Ky shkrim SHBA, arrestohet biznesmeni Martin Shkreli u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.