Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Teksas të SHBA-së. Raportohet se pesë persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi në qytetin rural në veri të Fort Ëorth, në Teksas, tre prej të cilëve fëmijë.


Hetimet rreth ngjarjes vijojnë, por e mbijetuara e vetme e kësaj tragjedie Amanda Lee Simpson ka treguar nga spitali gjithçka.


Nga hetimet e para rezulton se ish-bashkëshorti i saj, i cili është mes viktimave, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ri të saj si dhe 3 fëmijët. Pasi ka qëlluar edhe Amandën, i ka dhënë fund jetës së tij.



17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)