Ky hap do të thotë se Washingtoni nuk njeh më regjimin e presidentit Bashar al-Assad.
Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë bërë thirrje Assadit të lërë pushtetin.
Obama, duke folur në një intervistë për televizionin amerikan ABC News, ka thënë se Këshilli i Opozitës Siriane është mjaft përfshirës, ka përfaqësues nga një gamë e gjerë e fraksioneve siriane dhe meriton legjitimitetin ndërkombëtar.
Obama po ashtu ka thënë se ky Këshill duhet të veprojë me përgjegjësi dhe të respektojë të drejtat e grave dhe pakicave.