Byroja amerikane e burgjeve tha të premten se është duke hetuar ish-pronarin e kompanisë farmaceutike Phoenixus AG, të Martin Shkrelit, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.


Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal.


Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.


Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë. Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të


Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin migruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën Pharma Bro në shtator të vitit 2015.


Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të Retrophin Inc, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.