Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Eric Holder thotë, se eshte I hapur, për një marrëveshje me Edëard Snoëden, per ti ofruar kushte lehtësuese, në shkëmbim të pranimit të fajësisë. Keto komente Holder i bëri gjatë një diskutimi në Universitetin e Virxhinias.
"Nocioni i faljes nuk ishte diçka që ne ishim gati ta merrnim në shqyrtim, por nëse ai kthehet në Shtetet e Bashkuara, për të deklaruar qe e pranon fajin, ne do të negocionim me avokatët e tij," tha Holder.
Snoëden ndodhet në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin, i ka ofruar strehim per nje periudhe 1 vjecare.Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Snoëden te kthehet dhe te perballet me drejtesine.
Eduaed Snoëden, deklaroi gjate nje komunikimi virtual se kthimi në SHBA është zgjidhja më e mirë për atë vetë dhe për qeverinë, por shtoi se kjo nuk eshte e mundur, pasi ligjet e SHBA-ve nuk I ofrojne atij mbrojtje.
Snoëden mendohet se ka vjedhur më shumë se një milion dokumente, që tregojnë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare, pergjonte shtetasit amerikanë,madje edhe lidere nderkombetare, sipas saj, ne kuader te luftës kundër terrorizmit.
Snoëden tha se ai beson se Agjensia, ka shkelur Kushtetutën dhe se populli amerikan ka të drejtë të dijë se aktivitetin e qeverise. Një raport i sapo publikuar nga një panel i pavarur i qeverisë amerikane ka arritur në përfundimin se mbledhja në shkallë të gjerë e të dhënave telefonike është e paligjshme, dhe se tabulatet me keto te dhena,duhet të asgjësohen.