Washington, 2 shtator - Autoritetet amerikane kanë ofruar shpërblime të mëdha monetare për kapjen e dy liderëve të talibanëve pakistanezë, ndërsa grupin e tyre e kanë vendosur në listën e organizatave të huaja terroriste.
State Departmenti ka ofruar dje shpërblimin prej 5 milionë dollarë për informacionet, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin e Hakimullah Mehsudit dhe zëvendësit të tij, Wali ur Rahman, për të cilët besohet se kanë kryer, apo ekziston rreziku se do të kryejnë akte terroriste, të cilat kërcënojnë sigurinë e SHBA-së dhe qytetarëve të saj, transmetojnë mediet amerikane.
Për të dy besohet se gjenden në zona fisnore të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin.