ZV/presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence paralajmëroi Turqinë kundër blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.


Pence tha se Turqia duhet të zgjedhë midis të qenët anëtare e rëndësishme e NATO-s, ose rrezikon sigurinë e këtij partneriteti, duke marrë vendime të tilla të pamatura.


Turqia tha se blerja e sistemit të avancuar rus është tashmë një marrëveshje e bërë. Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Europën.


Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO. Pence po ashtu kritikoi Gjermaninë, një tjetër anëtare të rëndësishme të NATO-s për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtjen e saj.


Moska nuk bëri asnjë koment publik për zhvillimet e fundit. Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.