Pesë persona, përfshirë 3 foshnje janë qëlluar me thikë në një çerdhe në Queens, New York, nga një grua 52-vjeçare që punon atje.


Mosha e foshnjave, që mendohet se janë 2 vajza dhe 1 djalë, nuk është e qartë. Njëra prej vajzave raportohet në gjendje të rëndë.


Dy të rritur, një punëtore tjetër dhe një nga prindërit e fëmijëve, u goditën gjithashtu me thikë dhe ndodhen në spital.


Pas sulmimit, gruaja shkoi në bodrum dhe preu dorën e saj të majtë në një përpjekje për të vrarë veten. Ajo u gjet atje nga policia pak kohë më vonë dhe u dërgua në spital.


Nuk dihet ende se sa plagë kanë marrë të plagosurit dhe në cilat pjesë të trupit janë qëlluar.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)