Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë selisë së Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane në Fort Meade, Maryland.


Nga sulmi me armë janë plagosur tre persona, ndërsa ABC Neës njofton se një person është arrestuar për sulmin.



 


Hetimet për sulmin vazhdojnë, ndërsa zyra e FBI në Baltimorë tha se është dërguar personel për t’iu përgjigjur incidentit të shtënave.


“FBI është evetëdijshme për incidentin në Fort Meade dhe ne po dërgojmë personel për t’u përgjigjur në kohë.


Forcat policore të qarkut Anne Arundel shpërndanë një informacion rreth të shtënave të mundshme me armë rreth orës 7:30 të mëngjesit në kohën lokale.


14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)




14 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)