Deklarata u lëshua prej liderit të mazhorancës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Steni Hojer. Hojer në një intërvistë për televizionin amerikan NBC, transmetuar ditën e mërkurë, deklaroi se të paktën 10 kongresmenë demokratë, mbështetës të reformës shëndetësore të kërkuar me ngulm prej administratës Obama, janë kërcënuar me marrjen e jetës.
Deklarata e Hojer u konfirmua edhe prej autoriteteve të sigurisë amerikane të cilat shtuan se si pasojë e kërcënimeve 10 kongresmenët demokratë janë vendosur nën mbrojtje.