Rriten ne shifra rekord rekrutimet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Thuajse 170 mije eshte numri i te rinjve amerikane qe jane regjistruar nen arme per kete vit.

Shifrat jane publikuar nga vete Pentagoni dhe analistet mendojne qe ne kete rritje ka ndikuar edhe kriza ekonomike qe perfshiu vendin per thuajse dy vjet.

Ushtria, marina, forcat ajrore dhe marinsat kane grumbulluar 169 mije persona ne 12 muajt e fundit ne te gjitha nivelet e tyre ndersa 128 mije persona te tjere jane regjistruar ne Rojen Kombetare.

Kjo shifer perben rekord absolut qe prej vitit 1973 kur sherbimi ushtarak ne Amerike nuk ishte me i detyrueshem por u vullnetarizua.