Nga Express më 29 korrik 2011 në ora 15:02
Bob Bradley është shkarkuar nga posti i selektorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas katër vite e gjysmë në detyrë.
53 vjeçari mori e udhëhoqi SHBA-në fazën eliminatore të Kampionatit botëror 2010. Bradley spekulohej me postin e menaxherit në Aston Villa para se të nënshkruan kontratë të re katërvjeçare me SHBA-në.
Ne ndjemë se ishte koha e duhur për të bërë ndryshime, tha presidenti i Federatës së futbollit të SHBA-së, Sunnil Gulati. Largimi i Bradleyt erdhi pas humbjes 4-2 nga Meksika në finale të Gold Cup më 25 qershor.