Një sondazh i CBS raporton se 6 në 10 amerikanë mendojnë se lufta në Irak nuk duhej të ndërmerrej kurrë.

Për 59 përqind të amerikanëve lufta ishte një gabim, ndërkohë që vetëm 37 përqind shprehen se lufta në Irak ishte një veprim i drejtë. 52 përqind e amerikanëve mendojnë se presidenti Obama ka menaxhuar mirë situatën, ndërsa 60 përqind pohojnë se dhuna në Irak nuk do të rritet pas tërheqjes së trupave amerikane, por 72 përqind shprehen se duke konsideruar humbjet njerëzore dhe financiare në Irak, lufta nuk duhej ndërmarrë.

Sondazhi u krye në një periudhë kur pjesa më e madhe e trupave amerikane janë tërhequr, proçes ky që pritet të përfundojë brenda muajit gusht.