Debati i dyte presidencial mes Barak Obames dhe Mitt Romney-t do të
mbahet mbrëmjen e sotme me një format disi me te lirshem se i pari, ku
kandidatet do te kene mundesi te levizin duke iu drejtuar dhe audiences.



Edhe pse anketat tregojnë se asnjëri prej tyre nuk ka epersi te qarte ne rang vendi, ndersa ne shtetet kyce, diferencat jane te ngushta, te dy kampet kane besim ne fitore. Republikani Romney ka zgjedhur te qendroje ne Boston nga ku vazhdon pergatitjet e perballjes. Obama e kaloi diten e tretë dhe përfundimtare në Williamsburg të shtetit Virginia, thote Zeri i Amerikes, i zhytur në përgatitje me këshilltarët dhe pjestarët e fushatës.
Zyrtarët e përshkruajnë si te qete Zgjedhjet ne SHBAPlumba ndaj zyrës zgjedhore të ObamësRomney: Biden gaboi për Libinë
SHBA, debati Biden-Ryan dhe energjitik, duke thënë se ai është gati të argumentojë me pasion se politikat e tij do të jenë më të mira për klasën e mesme se ato kundershtarit. Dy kampet publikuan gjithashtu edhe reklama te reja elektorale. Ajo e Obames perfshin simpatizante qe shprehin besim ne politikat e tij ekonomike. Republikanet kane preferuar nje spot me pjese të shkëputura nga debati i parë presidencial, ku Romney doli fitues.

Nuk dihet sesi kane ndryshuar pergatitjet e Obames ne krahasim me debatin e pare. Performancen jo te mire te perpara dy javeve, shefi i shtepise se bardhe ia faturoi asaj qe e quajti "nje nate e keqe". Sipas ekspertëve, Obama ka shanse ta marre veten. Debati i pare eshte shume i rendesishem, thote Stephen Hess i institutit Brookings.

Por ka pasur mjaft raste qe situata eshte permbysur ne perballjen e dyte, sic ndodhi me Ronald Reagan kur konkuronte përballë ëalter Mondale. Sidoqofte, eshte edhe nje tjeter element qe veshtireson parashikueshmerine mbi performancen e re te presidentit. Edhe pse Obama vazhdon te renditet lart ne Departamentin e Pelqyeshmerise, formati i debatit te lire, apo Town Hall sic e njohin ndryshe, nuk ka qene kurre pika e tij e forte.