Një adoleshente humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në një shkollë në Alabama të SHBA-së. Raportohet se ngjarja e rëndë ndodhi dje në Huffman High School.


Policia bëri me dije se dyshohet për një ngjarje aksidentale. Sipas mediave amerikane, autori ishte një nxënës, i cili kishte marrë armën me vete dhe teksa po ua tregonte nxënësve të tjerë, pa dashje ka qëlluar, duke sjellë këtë ngjarje tragjike.


17-vjeçarja,  e identifikuar nga miqtë e saj si Courtlin Arrington, vdiq gjatë transportit në spital.






























 


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)