Në Alabama viktimat janë 45 gjatë 24 orëve të fundit.
Qeveria lokale ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu si edhe në Arkansas, Kentaki, Misisipi, Misuri, Oklahoma dhe Tenesi.
Shërbimi meteorologjik kombëtar ka lëshuar një alarm për stuhi dhe tornado në Luisiana.
Në Alabama pjesa veriore e shtetit është më e goditura, ashtu si ekstremi verilindor i Xhorxhias, verlindja e Misisipit dhe jugu i Tenesi.