SHBA – Një seri të shtënash kanë shkaktuar 7 persona të vdekur në Santa Barbara të Kalifornisë. Ngjarja ka ndodhur në një kamp studentësh në pronësi të Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara.

Mes viktimave mediat amerikane raportojnë se është edhe autori. Zyrtarët e Universitetit dhe policia përdorën alarmet për lajmëruar njerëzit e kësaj zone të qëndronin në ambientet e mbyllura.
 
Policia amerikane ka nisur hetimet, por deri tani janë të paqarta shkaqet apo motivet e sulmit me armë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)