Më i madhi prej zjarreve, 26 kam i gjerë, është absolutisht jashtë kontrollit dhe deri më tani ka djegur 600 shtëpi. Autoritetet thonë se rreth 5 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e zjarreve dhe janë vendosur në vendstrehime emergjente.

Mediet amerikane flasin për dy të vdekur ndërkohë që citojnë guvernatorin e Teksasit, Rick Perry, të ketë thënë se mbi 40 mijë ha tokë janë shkrumbuar nga 57 zjarret e rënë në ditët e fundit.

Teksasi po kalon thatësirën më të madhe që prej viteve 1950.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-07 09:38