Autori i Lajmit: Nga Wolfgand Saxon




Shqiperia eshte nje vend i thyer malor dhe qe po rreshqet drejt izolimit nen kontrollin komunist, regjim i cili eshte duke e mbeshtjelle me nje mister te cuditshem. Nje nga gjerat e paqarta eshte se realisht eshte nje nga njerezit me te forte te ketij vendi. Pergjate tete apo nente viteve te fundit refugjatet kane permendur Mehmet Shehun si nje njeri me pushtet real me teper sesa Enver Hoxhen, sekretarin e Partise Komuniste. Zoti Shehu mori drejtimin e qeverise nga Enver Hoxha ne korrikun e vitit 1954 dhe qe atje ishte perhapur thashethemi se qellimi i Bashkimit Sovjetik me Enver Hoxhen mund te kete qene per te marre, ndonese me shume keqardhje, sa me shume ide te komunizmit kombetar te presidentit jugosllav, Tito. Detyra partiake e zotit Hoxha eshte me e rendesishme, e klasifikuar si numri 1 ne shtetin komunist dhe portreti i tij eshte duke u varur ne te gjitha muret e zyrave ne Tirane. Por kryeministri Mehmet Shehu duket te jete me i spikaturi ne fotografite e gazetave dhe ai thuhet se kontrollon aparatin policor. Kryeministri Shehu, i cili dha dje intervisten e pare te tij per nje korrespondent amerikan ne Tirane, ka qene nje luftetar i mirenjohur efektiv dhe i rrepte.

Ulje-ngritjet e Mehmet Shehut

Ai kishte pasur ulje-ngritjet e tij ne trazirat komuniste. Ne shkurtin e vitit 1948 ai humbi detyren e tij si shef i Ushtrise se Pergjithshme dhe anetar i Komitetit Qendror te Partise, sepse, sic thone informacionet, kishte kundershtuar mareshal Titon qe "biresoi" partizanet shqiptare gjate Luftes se Dyte Boterore.

Por pastaj Bashkimi Sovjetik i nderpreu marredheniet me presidentin Tito dhe zoti Shehu u ngjit serish ne maje, duke u emeruar minister i Brendshem ne tetor te vitit 1948. Kryeministri Shehu ka nje sens ekuilibri te shkelqyer dhe posedon vullnet te forte, per shkak se ai drejtonte grupin folklorik te valleve te Pallatit Tirana, i cili i perkiste mbretit Zog.

Udheheqesi qe ishte bere 44 vjec me 10 janar kishte nje paraqitje te mire. Floket e tij jane te kuqerremte ne bionde. Ai ka nje qeshje te gjere dhe nje sjellje te lehte per t?u kuptuar.



Edukimi i kryeministrit te hekurt

Ai eshte edukuar ne Shkollen Profesionale Amerikane ne Tirane, e sponsorizuar nga Kryqi i Kuq Amerikan. Ai ishte akoma i ambientuar me anglishten. Ishte nje nxenes aktiv. Shkruante poezi per gazeten e shkolles. Ai ishte diplomuar ne vitin 1932 per bujqesi, pasi ia doli mbane qe se bashku me nje student, te vinte ne pune nje makine shirese, me te cilen shinin grurin e fshatareve te zones perreth.

Zoti Mehmet Shehu, djale i nje kleriku mysliman, duket se ka qene zhgenjyer pasi nuk ia doli mbane qe te merrte punen qe mendonte ne Ministrine e Bujqesise. Por ai fitoi nje burse per te ndjekur nje kolegj ushtarak ne Napoli te Italise. Por, kater muaj me vone, ai ishte kthyer mbrapsht per te vazhduar aktivitetet antifashiste.

Ne vitin 1938 ai mori rrugen drejt Spanjes, ku u be zevendeskomandant batalioni ne brigaden nderkombetare "Garibaldi", duke mbeshtetur republikanet gjate Luftes Civile. Kur brigada u zmbraps brenda ne France, ai ishte internuar per tre vjet.

Ne vitin 1942 ai rikthehet ne Shqiperine e pushtuar nga italianet dhe bashkepunon ne menyre te fshehur me luftetaret partizane dhe Partine Komuniste Shqiptare. Ai shkelqeu ne menyren me te shpejte ne postin e Komandantit te Brigades ne vitin 1943 dhe me pas si komandant i Divizionit ne vitin 1944. Ai luftoi ne betejen qe cliroi Tiranen dhe e mbylli me revolten antikomuniste ne zonen e Shkodres gjate vitit 1944. Kur ishte zgjedhur qeveria e perkohshme ne Keshillin Antifashist per clirimin Kombetare ne maj te vitit 1994 ne Permet, ai ishte zgjedhur anetar.

Pas nje periudhe trajnimi ne Akademine Ushtarake Voroshilov ne Moske, zoti Shehu behet shef Shtabi ne vitin 1946, duke mbajtur graden e gjeneral-lejtenantit. Ai u be edhe zevendeskryetar i Kuvendit Popullor ne vitin 1947; zevendeskryeminister, minister i Brendshem dhe anetar i Byrose Politike ne vitin 1948, kryeminister ne vitin 1954.

Ne maj te vitit 1955 ai perfaqesoi Shqiperine ne Konferencen e Varshaves, te vendeve te aleances ushtarake te Bllokut Komunist Lindor, ku ishte zgjedhur kryetar i konferences, ashtu si edhe ne Prage. Ne prillin e kaluar ai shkoi ne Moske me zotin Hoxha dhe negocioi per marreveshjen e re te ndihmes ekonomike me Bashkimin Sovjetik.

Zoti Shehu ishte martuar ne vitin 1945 me Fiqerete Sanxhaktarin, nje ish-mesuese shkolle dhe zyrtare poste, e cila iu bashkua Partise Komuniste qe ne vitin 1941. Pastaj ata u takuan kur ajo ishte partizane dhe ai komandant lufte. Zonja Shehu, me floke me ngjyre te zeze, teper e gjalle, rreth 37 vjece, eshte sekretare e Partise Komuniste te Tiranes. ( The New York Times 29 gusht 1957)





SHBA: “Mehmet Shehu do ta hapte Shqipërinë”







“Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm”, - njoftoi Agjencia Jugosllave e Lajmeve. Agjencia citon lajmin e radios shtetërore nga Tirana, kryeqyteti i vendit, e cila thotë se “komunisti 68-vjeçar, në detyrë që në vitin 1954 dhe që konsiderohej në mënyrë të hapur si pasardhës i udhëheqësit të vjetër të Partisë, Enver Hoxha, i kishte dhënë fund jetës së tij në një moment, në gjendje depresive”. Në lidhje me këtë ngjarje nuk është dhënë asnjë detaj tjetër.

Lufta e egër brenda llojit

Mehmet Shehu u mbijetoi për shumë dekada luftërave të brendshme ideologjike, shpesh të shoqëruara edhe me vrasje, duke çuar shumë kundërshtarë drejt vdekjes, qëkur ai mori drejtimin e çështjeve të përditshme të vendit të tij të humbur që përballej me probleme ekonomike, izolim diplomatik dhe turbullira politike.

Zoti Shehu dhe zoti Hoxha ishin aleatë të mareshalit jugosllav Josif Broz Tito në Luftën e Dytë Botërore, por ata u bashkuan me Moskën kur ajo ndërpreu marrëdhëniet me Beogradin revizionist pak vite pas luftës. Më vonë, udhëheqja shqiptare e linjës së ashpër ndërpreu marrëdhëniet me Moskën dhe doli në anën e Pekinit, kur erdhën në pushtet “revizionistët” e Nikita Hrushovit. Pas vdekjes së Mao Ce Dunit, zoti Shehu, gjeneral-lejtënant, i njohur shpesh si “njeriu i fortë” i Shqipërisë, shkurajohet me ndryshimet në Kinë. Ndihma ekonomike kineze ndërpritet dhe Shqipëria, vendi më i varfër dhe më i prapambetur në Europë, kërkon miq rreth e rrotull, pasi kishte mbetur vetëm e pikëlluar, njësoj si Vietnami.

Eliminimi i kundërshtarëve

Në çdo ndryshim politik, zyrtarë të qeverisë dhe funksionarë partiakë që dështuan në qëllimin për të ndryshuar linjën, shumica prej tyre ranë viktimë dhe u spastruan forcërisht nga strukturat policore të gjeneral Shehut. Mijëra veta u dënuan, shumë prej tyre vdiqën nëpër burgje gjatë rrugës.

Në kohën e zgjerimit të marrëdhënieve, në vitin 1950, gjeneral Shehu raportohet se kishte goditur në mënyrë fatale një zyrtar të lartë për pikëpamjet e tij të shprehura në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste, sepse ai kishte akuzuar Bashkimin Sovjetik se ky vend ishte i gatshëm të braktiste Shqipërinë. Ekzekutimi i tij ishte pjesë e spastrimit të anëtarëve të partisë dhe të tjerëve, të dyshuar si simpatizantë të Titos.

Pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën në fundin e viteve 70, Shqipëria trashëgoi një ekonomi të rrënuar dhe të izoluar me tregjet e tjera. Madje, mijëra veta që kishin mësuar gjuhën kineze, ishin dënuar. Tirana zyrtare raportoi për një komplot të oficerëve të lartë të Ushtrisë, të cilët dolën kundër ndërprerjes së marrëdhënieve me Kinën dhe ata, më vonë, u ekzekutuan.

Stanjacioni i vendit e detyroi gjeneral Shehun të shikojë për vendosjen e marrëdhënieve me pjesën e mbetur të botës. Gjatë viteve të fundit ai nuk mori në konsideratë pastërtinë ideologjike në dërgimin e sinjaleve te Jugosllavia dhe vendet e tjera fqinje dhe po propozonte vendosjen e lidhjeve diplomatike me shtetet Perëndimore, kryesisht Italinë, Britaninë dhe Gjermaninë Perëndimore.

Kush është Mehmet Shehu

Mehmet Shehu ka lindur më 10 janar 1913 në një krahinë në qendër të Jugut të Shqipërisë. Ai ishte djali i një kleriku mysliman. Ndoqi shkollën profesionale amerikane të financuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe mësoi anglishten. U bashkua me partizanët në vitin 1942. Ai studio në një shkollë ushtarake në Napoli dhe studimet e tij u ndërprenë për shkak të pikëpamjeve të tij antifashiste. Më pas ai u trajnua në kurs ushtarak në Tiranë dhe kjo i shërbeu që të punonte si një zëvendëskomandant batalioni në brigadën ndërkombëtare “Garibaldi”.

Pas dështimit të republikanëve ai u internua në Francë. Ai u kthye në Shqipërinë e pushtuar nga italianët në vitin 1942, bashkëpunoi me partizanët dhe shkoi të komandojë një brigadë dhe më pas një divizion. Trupat e tij çliruan Tiranën dhe asgjësuan një revoltë antikomuniste në rajonin e Shkodrës.

Karriera e gjeneralit

Më vonë gjeneral Shehu studioi në Akademinë Ushtarake “Voroshilov” në Moskë dhe pas kthimit u ngrit me shpejtësi në detyrë si shef shtabi, anëtarë i Byrosë Politike dhe ministër i Brendshëm, i ngarkuar për çështjet e sigurisë së brendshme.

Që në fillim mbrojtës i tezës së prishjes së marrëdhënieve me Titon, ai për një kohë të shkurtër ngeci deri në vitin 1949, kur u largua Titoja nga Cominform-i. Në vitin 1954 ai bëhet kryeministër. Në vizitat në Kombet e Bashkuara në periudha kohore të ndryshme, gjeneral Shehu pritej në mënyrë të ngrohtë nga përfaqësuesit e Moskës dhe Pekinit. Ai shkoi në Nju Jork në vitin 1960 për të ndjekur sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, arrin me sukses përballë me armikun e tij të egër, mareshal Titon.

Ndërsa në Nju Jork lëvizja e tij ishte kufizuar vetëm në Manhatan dhe prania e tij kërkonte siguri të rreptë, kjo solli përplasje të zhurmshme në radhët e fraksioneve të ndryshme të emigrantëve shqiptarë. Por ai arriti tia dalë me sukses të vizitojë “Harlem” dhe “Empire State Building”.

Ai ishte martuar me Fiqrete Sanxhaktarin, një ish-mësuese, të cilën ai e takoi kur ajo ishte partizane. Gjithçka ishte spekulim për përkeqësimin e shëndetit të tij në fillimin e këtij viti, kur ai la detyrën e ministrit të Mbrojtjes, por ai nuk e dinte se kishte ndonjë problem shqetësues me shëndetin gjatë viteve të fundit. ( “The New York Times” më 19 dhjetor 1981)





Ky lajm është publikuar: 16/05/2010