Dhuna në futbollin shqiptar është kthyer sërish në javën e 23-ë të Kategorisë së Dytë.

thNë ndeshjen Gramshi-Ada 4-0 është dhunuar gjyqtari i ndeshjes B.L., 32 vjeç nga futbollisti i Adës V.P. pas penalltisë që akordoi kryesori në pjesën e dytë në favor të Gramshit. 29-vjeçari V.P. nuk është pajtuar me vendimin e kryesorit dhe e ka ofenduar dhe goditur fizikisht.


Sipas informacioneve të policisë, agresori është shoqëruar dhe po mbahet në ambjentet e Komisiariatit të Policisë së Gramshit.


Njoftimi i policisë:


Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës Ades, shtetasi V.P., 29 vjeç,  banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasinB.L., 32 vjeç,  banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qënë dakortë për ekzekutimin të një penalltie .


Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.


PANORAMASPORT.AL