Për të gjithe ata qe nuk kane qene te vemdenshem, ose e kanë humbur fillimin e botimit të dosjes me dokumentat e skandalit të ish Kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla që ka nisur të botohet që dje dhe do vijojë gjatë gjithë kësaj jave nga Alpenews.al, po ju tregojme me fjale të thjeshta por te shoqeruara hap pas hapi me dokumeta, skemen e plotë të një transaksioni të errët të ish Kryeprokurorit Llalla.


Një skemë në të cilën ai hedh minimumin e parave, duke bere disa hapa te tjere, ai i shumefishon dhjetra here brenda nje kohe te shkurter ato dhe i deklaron si te pastra. Çfare fshihet pas kesaj skeme? Me siguri ajo qe thote sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ne motivacionin e ndalimit te familjes Llalla per te hyre ne SHBA: Per shkak te pjesemarrjes ne raste te medha korrupsioni gjate ushtrimit te detyres se Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise.


Ja kjo mund te jete nje nga menyrat e legalizimit te parave te fituara nga ky lloj korrupsioni sinjifikativ. Ble me çmimin me te lire nje prone te paluajtshme dhe pas pak kohesh e rishet me çmimin e nje sasie parashe, ndoshta te nje korrupsioni te madh.


Konkretisht


Adriatik Llalla ne shkresen poshte qe mban titullin: Kontrate shitje (pasuri e paluajtshme) figuron sikur sikur ia ka blere token Eduart Dushkut, nje personazh shume i njohur per drejtesine, aktualisht i burgosur dhe qe ka qene i denuar nga gjykatat shqiptare per vrasje, plagosje, armembajtje pa leje, e nje seri tjeter akuzash nga me te ndryshmet.


Behet fjale per nje ullishte prej 3 000 metrash katrore ne periferine e lakmuar te Tiranes, per nje çmim 1.5 milione lekesh, ose vleren qesharake prej 500 lekesh per meter katrore.



Ky dokument i leshuar perpara noterit, tregon edhe te gjitha koordinanat e vendodhjes se kesaj pasurie.



 


Pasi ia ka mare kete prone nje personazhi problematik per drejtesine (në kembim te çfarë shërbimi?!) atehere hapi i radhes eshte pajisja e Kryeprokurorit te Shqiperise me çertifikaten e vertetimit te pronesisë. Një akt qe i jep mjaft vlere prones tashme.



Në kartelen ketu poshte te kesaj pasurie te paluajtshme, ne rreshtin e fundit poshte figuron emri i bleresit Adriatik Xhelal Llalla.



Pasi e ka kompletuar me te gjithe dokumentacionin e nevojshem ullishten prej 3 000 metrash katrore ne Tirane, Adriatik Llalla hedh hapin e dyte. Pas disa kohesh, nen rivleresimin e pronës dhe me pas hedh hapin e shitjes se kesaj pasurie, dikujt tjeter. Ne kete rast biznesmenit Ardian Beshiri. (Shkresat poshte)



Nëse lexon me kujdes tekstin e kesaj kontrate shitje te pasurise se palajtshme, vetem disa muaj pas blerjes me 1.5 milione leke, e njejta prone, pas asnje investim dhe pas asnje ndryshim ne treg, e shet.



Shitja e sigurte, me para ne dore tashme eshte 22.6 here me e larte sesa ajo qe figuron me letra ne blerje. Nga vetem 500 leke per meter katrore, kjo ullishte e arte shitet per 83 euro metri katrore, ose nje shifer totale prej plote një çerek milioni euro. Ose 249 mije euro cash në dore, drejt e ne xhepat e Adriatik Llallës.



Ky eshte vetem nje rast. Ne dosjen qe Alpenews.al zoteron, ka shume e shume raste te tilla, te cilat hap pas hapi, te zbatuara ne kete menyre si kjo qe sapo paraqitem ketu, perbejne hallkat e nje operacioni te eerret financiar. Nga ky operacion, ish Prokurori i Pergjithshem i Shqiperise, nga nje shume modeste parashe, ia ka dale qe te deklaroje si te pastra, miliarda leke.


Ne vijim do ju njohim me keto raste dhe me skemen se si nga 1.5 milione leke te nje ullishte ne periferi te Tiranes, pas disa vitesh Adriatik Llalla deklaron nje pasuri prej 1.5 miliarde lekesh. Si eshte e mundur kjo?! Do e zbardhim hap pas hapi.