Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama foli me ashpërsi për lojërat e fatit, duke i parlajmëruar biznesmenët në këtë fushë se që nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen kazinosh e llotosh në zonat e banuara.


Ai gjithashtu rezervoi një paralajmrim për mediat, duke bërë thirrje që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve sportive nga radiot, portalet apo televizionet dhe i kërkoi AMA-s të monitorojë procesin.


E teksa dita ka zbardhur, kryeministri i është rikthyer sërish kërcënimit të djeshëm, duke i sinjalizuar portalet që të heqin sa më shpejt të jetë e mundur reklamat e basteve.


Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj, shkruan Rama në Twitter.


10 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)