TIRANE-“Tatuazh në zemër” e Besa Kokëshimës, fituese e festivalit ‘Kënga Magjike”, ngjason me “Being Boring” të britanikëve, (Pet Shop Boys, krijimi i viteve 1990). Ky lajm është përhapur si virus në rrjete sociale madje duke postuar dhe një video me të dyja këngët në sfond, në momentin e refrenit.
Kënga e Besës është kompozuar nga Darko Dimitrov, ndërsa ajo britanike nga grupi i famshëm Pet Shop Boys. Në të tilla raste janë ekspertët e muzikës ata që duhet të thonë fjalën e fundit nëse flitet apo jo për plagjiaturë, ndërsa ne, vetëm ju sjellim videon dhe vendosni vetë, nëse kanë ose jo ngjashmëri.

(d.b/BalkanWeb)