Kryeministri Edi Rama tha se është hera e fundit që dialogu politik do të bëhet në zyrat e ambasadave të huaja dhe u ka dhënë edhe një mesazh ndërkombëtarëve, se në Kuvendin shqiptar, që e theksoi se është sovran, do të votohet hapja e listave, një ndryshim historik që i shërben Shqipërisë, pa u cënuar marrëveshja e 5 qershorit.



“Unë nuk e respektoj më shumë Lulzim Bashën se sa Rudina Hjdarin, s’e respektoj më shumë Ilir Metën se sa Myslim Murrizin, nuk e respektoj më shumë asnjë ngata ata që sulmojnë nga jasht ndërkohë që ishin brenda e dolën jashtë se sa ju këtu që jeni përfshirë dhe naltmadhninë e tj në tentativë Kujtim Gjuzi.


Ndaj nga kjo foltore dua tu them të gjithëve miqtve tanë ndërkombëtare, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga përfaqësuesja e nderuar e SHBA që u vu në dispozicion me shumë bujari dhe me shumë durim në një proces të cështirë, hapi e derën e shtëpisë së saj meqë paralamenti ishte godinë e papranueshme për Lulzim Bashën e ata që e braktisën, përfaqësuesin e nderuar të BE , të Britanisë, së Madhe që edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, më dëgjoni me vëmendje të fundit për sa kohë unë do jem kryetar i PS ku bëhet dialog shqip me përkthim, dhe nëpër ambasada të huaja. Ashtu sikundër i falendëroj të gjithë dhe zotin David Wadephul që kemi komunikim të vazhdueshëm e të hapur, është personalitet është shumë më tepër mik me Bashën se sa me mua por sjam xheloz për Lulin, me mjafton që është mik edhe me mua, dua tu them që Parlamenti i Shqipërsë është sovran e do vendoset sic mendojnë përfaqësuesit e popullit shqiptar këtu në këtë sallë.


Do vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë e të më shumë se 80% të shqiptarëve që duan të zgjedjhin edhe deputetin e jo partinë,. këto të dyja janë fakt me të cilin të gjithë miqtë e partnerët evropianëe duhet të jetojnë.


Mjegulla e përhapur përmes desinformimeve, si ai që ne po ndalojmë koalicionet, përmes gjysëm të vërtetave e klithjeve e lotëve të atyre që janë jashtë do shpërndahet më herët se vonë pa u mbyllur ky sesion parlamentar të votojnë një ndryshim historik që i shërben Shqipërisë,”.