Futbollistja me prejardhje nga Kosova Elena Sadiku ka arritur te shpallet kampione e Suedise ne Damallsvenskan elita e futbollit ne konkurrencen e femrave me skuadren e Malmos.



Klubi i talentes kosovare LdB FC Malmo tri xhiro pa perfunduar kampionati ka arritur ta siguroje vendin e pare pasi ka 10 pike me shume sesa percjellesi Kopparbergs/ Goteborg.



Jam shume e lumtur qe jemi stolisur me titullin e kampionit. Ky eshte nje gezim shume i madh per mua. Bashkelojtaret kane qene te shkelqyeshme ka deklaruar Sadiku per Express.



Per 16-vjecaren ky ka qene nje sezon i jashtezakonshem. Ajo ne debutimin e saj per skuadren seniore te Malmos ka arritur te shenoje gol dhe ne fund te shpallet kampione e Suedise.



Sulmuesja kosovare kete sezon ka luajtur vetem kater ndeshje per Malmon. Ajo synon qe ne sezonin e ri te kete me shume hapesire per ti treguar cilesite qe ka.



Ne sezonin e ri shpresoj te luaj sa me shume qe te kem rast te tregoj cilesite e mia. Po ashtu kam deshire te luaj edhe ne Ligen e Kampioneve deklaroi Elena qe ka prejardhje nga qyteti i Lipjanit.



Sadiku nuk ka kontrate me skuadren e Malmos derisa ne adrese te saj kane arritur oferta nga klube te ndryshme te Suedise. Por ajo nuk ka perjashtuar mundesin qe ne fund te ketij sezoni te nenshkruaje kontrate me klubin aktual.