Sagrada Familia, simboli i Barcelonës dhe një nga monumentet më të famshme në botë, do të duhet të paguajë rreth 36 milionë euro qytetit, sepse kurrë nuk ka qenë në përputhje me lejet e ndërtimit. Shuma do të shlyhet për dhjetë vjet dhe do të përdoret për të financuar infrastrukturën e lagjes ku qëndron monumenti.


Pas 133 viteve të ndërtimit pa leje të rregullta (veprat filluan në 1882-in nën drejtimin e krijuesit të tij Antoni Gaudi), Këshilli i Qytetit, i udhëhequr nga kryetari i bashkisë Ada Colau dhe komiteti i ndërtimit të punimeve arkitekturore, arritën një pakt pas shumë negociatave.


Në vitin 2026, Sagrada Familia do të përfundojë, ndërsa në muajt e ardhshëm lejet do të legalizohen: që atëherë monumenti normalisht do të paguajë taksat.







19 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)