Nga Express më 07 maj 2011 në ora 18:30

Borussia Dortmund ka caktuar një konferencë për shtyp të hënën, kur kampioni i ri i Bundesligës do të konfirmojë shitjen e mesfushorit Nuri Sahin në Real Madrid, ka njoftuar magazina gjermane Kicker të shtunën.



Reprezentuesi turk, i cili gjatë këtij sezoni ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë të Dortmundit, pritet të transferohet në Real Madrid për rreth 10 milionë euro. 22 vjeçari u dallua me paraqitje të mira gjatë këtij edicioni dhe përveç gjigantit madrilen, kërkohej nga klube të tjera të mëdha evropiane.