Saif al Islam, djali i dytë i kolonel Gedafit, i diplomuar për Diplomaci në Londër, deklaroi dje se mënyra më e mirë për të zgjidhur situatën aktuale në Libi është mbajtja e zgjedhjeve. Të mbahen zgjedhje menjëherë dhe me mbikëqyrje ndërkombëtare. Kështu, gjithë bota do të shohë se sa popullor është Gedafi, tha Saif al Islam. Ai shprehu bindjen se populli libian është në anën e të atit, Muamar Gedafit, dhe se ai do ti mundë rebelët në zgjedhje.