TIRANE-“Ç’a Thu…” është programi për të cilin, Sajmir Kodra la “Fiks Fare” dhe Gentian Zenelaj “Apartamenti XXl”.

Kodra dhe Zenelaj kanë nisur programin e tyre në "Agon Channel", ndërsa në punatën e parë janë shoqëruar edhe nga një prej personazheve të njohur të televizionit italian, të programit “Striscia la notizia”, Enzo Icchetti.

Saimir Kodra u largua jo pa zhurmë nga programi “Fiks Fare” në Top Channel. Ai e linte këtë program pas 12 vitesh. Në një intervistë për Panorama Plus, Saimir nuk e pati mohuar që paga e mirë e joshi, por edhe ambicia për të nisur diçka të re nga e para ishte arsye e fortë për të marrë këtë vendim.

Ndërkaq, ka qenë krejt ndryshe për Gentian Zenelaj, i cili me nisjen e këtij programi duket se ka realizuar ëndrrën e tij. Genti është shprehur për suplementin Panorama Plus, se 10 vite më parë ka marrë pjesë në një audicion të “Fiks Fare” për të moderuar këtë program dhe nuk ishte pranuar atëherë, një peng që e mbante dhe sot e kësaj dite.



(d.b/Panorama/BalkanWeb)