Saimir Patushi është blerja e re e Tiranës. Mesfushori i njohur, tre tituj kampion me bardheblutë, i rikthehet futbollit të luajtur pas një viti ndërprerje. Pas largimit nga Tirana, ish-futbollisti i Partizanit e i Vllaznisë, luajti për Elbasanin e Shkumbinin.

 


Nga Tirana mund të largohen Abraham Alechenu, Daniel Xhafaj, Toni Pezo e Pece Kuronovski, ndërsa në atë afrimeve përmenden edhe Nevil Dede, Vilfor Hysa, Emiljano Vila e Erion Rizvanolli


Donatorja e Tiranës, Shefikat Ngjela pohoi se pret një kërkesë zyrtare nga mbrojtësi Nevil Dede për t’u rikthyer te Tirana.


Ilion Lika (Terek Grozni, Ceceni), Ervin Bulku (Kribvas, Ukrainë) dhe Nevil Dede (ende pa ekip) vazhdojnë të stërviten pranë Tiranës.


E Premte, 19 Dhjetor 2008