Mohamed Salah provokon sërish. Është një rivalitet që nuk do të përfundojë kurrë ai mes yllit egjiptian të Liverpoolit dhe Sergio Ramos, pas atij dëmtimi në shpatull që i shkaktoi kapiteni i Los Blancos ish-lojtarit të Romës në finalen e Championsit të edicionit të kaluar.


Menjëherë pas golit që realizoi të shtunën ndaj Watford duke zhbllokuar shifrat në fitoren 0-3 të Liverpoolit, Salah ka festuar me duart e kryqëzuara, një mënyrë e ngjashme me atë sesi Sergio Ramos feston golat e tij.


Provokim apo jo ndaj spanjollit kjo mbetet për tu pare, por pas lajmeve tronditëse që Der Spiegel ka publikuar në lidhje me kapitenin e Realit, festa e Salah merr më shumë kuptim!


25 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)