Mohamed Salah nuk heq dorë nga agjërimi, edhe pse e pret një ndeshje e madhe, finalja e Champions League-s me Realin e Madridit, që do të luhet të shtunën në mbrëmje, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ylli i Liverpoolit, që i përket fesë myslimane, sipas të përditshmes egjiptiane Al-Masry Al-Youm, nga 16 maji ka kufizuar ushqimin, sipas rregullave të muajit të shenjtë të Ramazanit. Por jo vetëm. Nuk mund të pijë alkool dhe as të kryejë marrëdhënie seksuale.


Sportistët myslimanë e kanë mundësinë për ta shmangur agjërimin gjatë muajit të Ramazanit, por jo për Salah, që edhe në të kaluarën i ka qëndruar besnik kësaj praktike fetare. Gjithsesi, në Angli debati mbetet i hapur, sepse, sipas disa dietologëve, agjërimi ndikon direkt në rënien e performancës sportive.


24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)