Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Bruksel ku është takuar me Përfaqësuesen e Jashtme të BE për Politikën dhe Sigurinë, Federica Mogherini.

Një foto e shpërndarë nëpër internet gjatë takimit të Ramës me Mogherinin është cilësuar nëpër rrjetet sociale si flirtim i Kryeministrit Rama me zyrtaren e lartë të Bashkimit Europian.

Kjo foto është komentuar edhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili ka reaguar ashpër ndaj Edi Ramës duke thënë: Ky në Europë quhet pusht dhe jo kryeministër".