Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot disa përgjime të reja, mes Fredi Alizotit dhe disa personave të tjerë, ku flitet sërish për një pagesë.


Salianji deklaroi se këto përgjime, tregojnë se Alizoti është aktori i sajuar nga Rama dhe është paguar nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ardi Veliu nga Delvina.


Deputeti i PD, bëri publik disa nga telefonatat e përgjuara ku citoi ndër të tjera: Hap gojën sa do, i tha shoku nga Librazhdi.


Përgjimi i bërë më 27 maj, 3 ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej bën këtë bisedë të përgjuar nga Prokuroria e Përgjithshme me vendim gjykate, u shpreh Salianji.


Përgjimet


Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër


Të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, i kishte thënë ai shoku nga librazhdit hap gojën sa do


Më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë, sesa të rri kështu.


“Babalja dhe Veliu duhet të ishin në burg”


Gjatë deklaratës së tij nga selia e PD-së, Salianji shtoi se Prokuroria duhet ti japë fund farsës ku ndodhet.


Sot është dita kur Babalja dhe Fredi Veliu duhej të ishte në burg. Sot është dita kur Taulant Balla duhej të ishte në procedim penal.


Sot është dita kur ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhej të ishte në hetim për favorizim të vëllait për trafik droge dhe shpërdorim detyre.


Përgjimet dëshmojnë se Fredi Alizoti është sajesë, Prokuroria po mbyll sytë para farsës.

































16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)