Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar për Indeksonline, se kryetari i kësaj federate, Fadil Vokrri është paraqitur në polici për t’u intervistuar rreth një aksidenti që pretendohet që ka ndodhur para dy javëve në komunikacion.




Sipas Salihut është një vajzë që ka paraqitur rastin në polici, e cila pretendon se është goditur me veturë në komunikacion nga Kryetari i Federatës së Futbollit.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Kryetari është ftuar për t’u paraqitur në polici, ku do të merret në pyetje për një aksident që pretendohet që ka ndodhur para dy javëve, në të cilën thuhet se Vokrri ka goditur një vajzë në komunikacion, e për këtë Vokrri nuk ka qenë dijeni. Ai është përgjigjur policisë dhe pritet që pasdite të lirohet”, deklaroi Salihu për Indeksonline./Indeksonline/