Artistja shqiptare me famë botërore, sopranoja Ermonela Jaho vlerëson ndërtimin e sallës së re të koncerteve në Liceun Artistik Jordan Misja, të inauguruar dje nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.


Sopranoja Jaho, e cila është edhe një nga produktet e Liceut Artistik Jordan Misja, nëpërmjet një postimi në Twitter është shprehur se dikur ëndërronte të këndonte në një sallë të tillë diku nëpër botë, ndërsa artistët e rinj shqiptarë mund ta jetojnë tashmë këtë ëndërr në vendin e tyre.


Nëse ne ëndërronim të këndonim në një sallë të tillë diku nëpër botë, artistët e rinj do fillojnë ta jetojnë këtë ëndërr në vendin e tyre. Ta gëzoni, ta gëzojmë të gjithë dhe u mbushtë me shumë dashuri dhe pasion të buruar nga shpirtrat e artistëve të së ardhmes, komenton Jaho në Twitter.