Ylli Sallahi eshte blerja me e fundit e Bajernit te Mynihut. I lindur ne Skenderaj i riu luante per Kapfenbergun ne Austri




Pas David Alabes Bajerni gjuan perseri ne Austri. Qe nga dita e djeshme ekipeve zinxhire te Bajernit te Mynihut do tu shtohet edhe nje shqiptar. Behet fjale per Ylli Sallahin. Djaloshi 16-vjecar me aftesite e veta u ka rene ne sy drejtuesve te ekipit me te madh ne Gjermani qe kane dashur te ndjekin nga afer talentin shqiptar. I lindur ne Skenderaj te Kosoves Sallahi ka gjetur hapesirat e duhura tek ekipet zinxhire te skuadres austriake Kapfenberg.



Nje muaj ne Bavari


Ai fillimisht do te jete pjese e ekipit U-19 te Bajernit. Sipas mediave austriake Sallahi ka mundesi qe brenda vitit te ardhshem ti bashkohet ekipit te dyte te Bajernit. Sallahi para nje muaji ishte provuar per nje jave te klubi bavarez. Ishte testuar ne ekipet e te rinjve U-17 e U-19. Jam shume i gezuar qe do te luaj per Bajernin. Per mua ky eshte nje hap shume i madh ne karriere. Ne fillim do te jem pjese e ekipit U-19 pasi une jam vetem 16 vjec. Me pas pres qe shume shpejt te kaloj ne ekipin e dyte te Bajernit por synimi im eshte qe pas nje kohe te luaj per ekipin e pare te Bajernit se bashku me idhullin tim Frank Riberi - ka thene Sallahi.



Per nje vit e gjysme


Me tre janar duket se do te filloje aventura e te riut nga Kosova duke qene se ne fillim te vitit te ri do ti bashkohet skuadres me te titulluar ne Gjermani. Bajerni ka paguar nje demshperblim per huazimin e tij shuma nuk eshte bere e ditur. Ne kontrate eshte shkruar qarte opsioni qe i lejon Bajernit ta bleje kartonin e Sallahit ne vere te vitit 2012 nese kosovari tregohet i suksesshem. Me Kapfenbergun Sallahi ka kontrate deri ne vere te vitit 2013.



Emigranti


Familja e Ylli Sallahit ende pa mbushur nje vjec u shperngul ne Austri. Ai atje ka nisur te luaje qe ne moshen 4-vjecare. Prej fillimit te karrieres kam luajtur per Kapfenbergun. Se fundi jam stervitur me ekipin e dyte ndersa ne fillim te vitit tjeter kishim rene dakord qe te ti bashkohesha ekipit te pare - ka shtuar Sallahi. Edhe presidenti i Kapfenbergut Ervin Fuks ka pranuar se Sallahi ishte prane debutimit ne Bundesligen e Austrise. Po te qendronte ne skuader Ylli ne fillim te vitit te ardhshem do te aktivizohej ne Bundeslige. Ndersa te Bajerni do te luaje me grupmoshat. Nuk ishte e lehte por eshte kenaqesi qe Bajerni po vlereson punen tone me te rinjte - ka thene Fuks ne mediat austriake. Ndersa drejtori i Akademise se Kapfenbergut Gerhard Pailer ka theksuar se talentin kosovar e kane vezhguar edhe shume menaxhere te disa klubeve te medha ne Evrope. Ylli eshte ndjekur per nje kohe te gjate. Ka pasur disa menaxhere nga Holanda Anglia Italia dhe Gjermania - ka thene Pailer.



Lajmi i mire


Nga e gjithe kjo histori lajmi me i mire eshte per kombetaren shqiptare. Ylli Sallahi ka dy nenshtetesi ate shqiptare dhe ate austriake e nuk eshte ftuar asnjehere me pare qe te luaje me perfaqesuesen e Austrise. Keshtu 16-vjecari do te ishte nje lojtar i mundshem i Shqiperise te viteve te ardhshme.





Skeda


Date lindja 6.4.1994


Mosha 16


Gjatesia 176 m


Kombesia shqiptare dhe austriake


Pozicioni mesfushor sulmues trekuartist