Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini deklaroi se Malta po dështon sërish në shpëtimin e emigrantëve në det dhe po i dërgon në brigjet italiane.


Një anije malteze ka braktisur një varkë të madhe me rreth 200 emigrantë në mes të Mesdheut duke e lënë ti drejtohej Italisë


Malta ka marrë përsipër rolin e operacione të koordinuara të shpëtimit, por si zakonisht po i drejton emigrantët nga vendi ynë, theksoi Salvini.


Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë Lega, edhe më parë ka akuzuar Maltën për shmangie ndaj përgjegjësive kur vjen puna për të ndaluar fluksin e emigrantëve nga Afrika e Veriut.


Po në atë kohë, ministri i Brendshëm maltez, Micheal Farrugia u përgjigj duke thënë se nëse një anije emigrantësh nuk ka probleme, atëherë patrullat malteze nuk mund të pengojnë vazhdimin e rrugëtimit të tyre drejt Italisë.


24 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)