Fituese e edicionit të sivjetmë të festivalit ‘Top Fest 10’ është shpallur Samanta Karavello e cila ka rrëmbyer çmimin kryesor me këngën 'Loti i Fundit'.



Sonte, është mbajtur nata finale e festivalit duke kurorëzuar fituesit që u bënë pjesë e edicionit të sivjetmë të ‘Top Fest 10’ e që zgjati për më shumë se katër muaj.



“Faleminderit nga zemra. Nuk arrij ta besoj akoma. Ju falënderoj shumë juve që keni qenë suporti im më i madh”, është shprehur fituesja, Samanta Karavello.



Fituesja e edicionit të kaluar  të 'Top Fest', Elhaida Dani njëherit fituese e edicionit të sivjtmë të ‘The Voice’ në Itali ka ndarë trofeun për fituesen e edicionit të sivjetmë të festivalit. 160 ka qenë numri i këngëtarëve që kanë lënë gjurmë në edicionin e dhjetë të njërit nga festivalet më prestigjioze në Shqipëri.Indeksonline/


Përgjatë katër muajve sa ka zgjatur, në skenën e ‘Top Fest’ janë ngjitur artistë të mirëfilltë të muzikës shqiptare.


Lista e plotë e fituesve sipas kategorive:


"Best Group"- Offchestra



"Best Male"- Andos.


"Best New Artist", The Code



“Cmimi I internetit”- fiton Marsela Çibukaj,


'Top Albania Radio' - Naza


Çmimit "Best RNB"-Ajsel


"Best Pop Rock"- Kamelaj Islamaj


"Best Female". - Samantha Karavello


"Best Balade"- Albërie Hadërgjonajn.