Ditën e djeshme në Tiranë nisi Samiti i II i Diasporës, organizuar nga qeveria shqiptare, ku marrin pjesë dhjetëra personalitete të njohura që kanë ngritur lartë imazhin e Shqipërisë në vende të ndryshme të botës.


Por dhjetëra të ftuar të tjerë të ministrit të Diasporës, Pandeli Majko e kanë refuzuar ftesën, ndërsa tenori i shquar Agim Hushi nuk është ftuar fare aty. Ky personalitete i artit dhe kulturës shqiptare, i është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Diasporës, Pandeli Majko lidhur me zhvillimet në samit.


Hushi në letrën e tij ka shpërthyer në kritika kundër qeverisë, duke shkruar se diaspora sduhet ti bjerë dajreve të Rilindjes, ndërsa shqiptarët duhet të kuptojnë se çqeveri kanë.


Hushi i cili jeton prej kohësh në Australi, shpeshherë është treguar kritik ndaj qeverisë dhe klasës politike në Shqipëri, duke thënë se gjendja ku ndodhet vendi nuk e bën atë krenar.


Ju bëj thirrje për mos tu tallur me diasporën dhe dashurinë, dhimbjen e saj për atdheun! Turp për qeverinë tuaj që krijoni përçarje mes nesh! Nëse sme ftoni është turpi juaj se kjo nuk është dasma e djalit të Edi Rames, por mbledhja e diasporës! Turp! Turp! Turp! Që ndani shqiptarët në tanët dhe jo tanët! Këtë as Enver Hoxha se ka bërë kaq paturpësisht, shkruan Hushi.


REAGIMI I AGIM HUSHIT:


Leter e Hapur Ministrit te Diaspores Z. Pandi


Meqe ju shkrova personalisht dhe smoret mundimin te me pergjigjeshit po ju shkruaj publikisht qe ta dijne dhe shqiptaret se cqeveri kane dhe perse diaspora sduhet ti bjere dajreve te Rilindjes!


Po ju shkruaj me zhgenjim nga Sydney por i lumtur ne thelb qe sme ftuat dhe su bera pjese e teatrit tuaj.


Natyrisht, jo vetem qe sdo tju vija tju shihja ne sy por do tjua kisha qendisur dhe nje kartoline te rastit sic e meritoni!


Me 2005 bera me te miren per PS dhe kontribuova si qytetar i lire ku shpalosa nje kulture politike qe edhe sot pas 14 vitesh veshtire ta degjosh ne te dy kampet!


Me 2013 me bindje te plote, me ze dhe figure perkraha Rilindjen i bindur se rregjimi i kohes duhej larguar nje ore e me pare bashke me fitoret e garave te tij tragjike te notit kur kishte humbur te gjitha garat me qeverisjen!


Jam larguar me familjen me 1992 per studime dhe e kisha enderr si te gjithe te larguarit te kthehesha ne atdheun qe me mungonte aq shume!


Te martoja djalin me nje shqiptare, te behesha gjysh , te pija kafen e mengjesit me komshijt dhe miqt e mije te mrekullueshem dhe krushkun tim te shkelqyer Gacin!


Lash Vjenen ku drejtova per 12 vite departamentin e Operas ne Viena Konservatorium per Tiranen me bindjen se eksperienca ime neper bote, si artist dhe akademik do konsideroheshin sic dhe kater gjuhet e huaja dhe personaliteti im i sprovuar artistik do vlenin ne atdhe!


Por Rilindja mi mbylli te gjitha dyert ndryshe nga ckisha besuar dhe cna ishte premtuar!


Mirela Kumbaro as nuk denjoi ta lexonte projektin tim per TKOB dhe pas nje farse konkurs qe me zhgenjeu me imoralitetin dhe unprofesionalizmin u riciklua nje person pa asnje lidhje me operan dhe edukimin klasik, nje ish e larguar me ceremoni per abuzim detyre dhe ceshtje fondesh!


U largova i detyruar perseri nga atdheu me dhimbje.


Ma shkulen me force deshiren per te kontribuar dhe jetuar ne atdheun tim qe kisha 20 vjet qe e kisha lene jo nga deshira por per studimet dhe karrieren!


Shtoj ketu se me vete solla dhe djalin tim, i rritur dhe edukuar me dashurine per atdheun, i cili ka kryer studimet ne Universitetin Schiller te Parisit dhe i specializuar ne Sorbone per Mardhenie Nderkombetare!


Por per djalin tim ishte naive ta mendoja se do ti afrohej ndonje mundesi!


Isha larguar me familjen me 1992 per studime dhe deshiroja te kthehesha ne atdhe


Por bashke me dhimbjen e ikjes nuk do harroj kurre baltosjen qe


patriotet e rilindjes, fjaleve te mia qe keta politikane me bejn te me vije turp qe flasin gjuhen time i kthyen ne: me vjen turp qe jam shqiptar


Natyrisht keta patriote dhe gazetare rilindas qe rivrane endrren time te kthimit ne atdhe, dhe udhehoqen kaq paturpesisht fushaten e baltosjes time me shpifje do ti shihni ne sallen e gjygjit diten e pare qe do te jem ne Shqiperi!


Por gjygjin Rilindjes mund tja bejne vetem njerez te moralshem te PS dhe qytetare te ndershem qe e njohin mire Rilindjen dhe timonierin e saj!


Si Minister i Diaspores me la shije te hidhur heshtja juaj kur vizituat Sydneyn dhe iket sic erdhet: si hije, pa asnje vlere per diasporen.


Ose diaspora per ju jane vetem ata qe duartrokasin deshtimin tuaj spektakular dhe sukseset e teatrit tuaj qeverises!


Por sikur su mjaftuat me cfare me keni borxh tani qe keni mbledhur diasporen keni vendosur edhe te me cbeni!


Sa qesharake dhe mjerane!


Une jam jo vetem diaspore por jam i bindur se jam ne pjesen me dinjitoze te saje!


Jo vetem si artisti i pare shqiptar qe u kontraktova si solist ne nje opera te huaj me 1993 por nga viti 2002 deri ne 2005 kam qene kryetar i komunitetit shqiptar ne South Australia ku jane perqendruar emigracioni shqiptar pas Melbournit.


Kam ngritur radion dhe shkollen shqipe ne Adelaide dhe sot jam pedagog ne nje nga shkollat me te mira nderkombetare e artit ne Australi!


Ju bej thirrje per mos tu tallur me diasporen dhe dashurine, dhimbjen e saj per atdheun!


Turp per qeverine tuaj qe krijoni percarje mes nesh!


Nese sme ftoni eshte turpi juaj se kjo nuk eshte dasma e djalit te Edi Rames por mbledhja e diaspores!


Turp! Turp! Turp!


Qe ndani shqiptaret ne tanet dhe jo tanet!


Kete as Enver Hoxha se ka bere kaq paturpesisht!


Sme harrohet dita kur solla plackat e shtepise nga Vjena dhe Arben Ahmetaj, me taksoi rrobat e trupit.


Ka qene kthimi im me i keq ne jete !


Kam nderruar shume shtete dhe kufij po rrobat e trupit askund, askush nuk mi kishte taksuar vec shtetit tuaj!


Kam kaq shume per te thene por po e mbyll me lutjen: mos luani me ne dhe ndjenjat tona te shenjta, se atdheu nuk eshte i juaji dhe as i pushtetit tuaj me police dhe gaz lotsjelles, qe po merr pergjigjen e popullit cdo dite e me shume!


Sinqerisht


Agim Hushi