Në Bruksel është duke u zhvilluar sot një nga samitet më të tensionuara të NATO-s, ku liderët kryesorë si Trump dhe Merkel po përplasin brirët lidhur me shpenzimet e aleancës dhe ëështje të tjera të nxehta si ndikimi rus dhe Irani.


Takimi i vendeve anatëre të aleancës gjithashtu mbahet nën një frymë jo pozitive sa i përket negociatave të BE me Britaninë për Brexit, por kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në punime thekson se Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës.






Bruksel, SAMITI I NATOS – Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut


Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 11. Juli 2018



Sipas Ramës ka vlerësim të konsiderueshëm nga aleatët edhe për rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.


Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Rama në një postim në Facebook.


11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)