Në ditën e dytë të samitit, liderët e NATO-s ranë dakord që të kthejnë vëmendjen te konflikti në Afganistan. I gjithë samitit është dominuar nga pyetjet e presidentit amerikan Donald Trump, i cili përsëriti kritikat ndaj vendeve të NATO-s se nuk kontribuojnë sa duhet për të mbrojtur aleancën 70-vjeçare me 29 anëtarë.


Trump u kërkoi aleatëve të NATO-s që 4% të prodhimit të tyre vjetor t’i kenë për shpenzimet ushtarake. Ai gjithashtu kritikoi Gjermaninë për shpenzimet e saj të mbrojtjes.


Udhëheqësit e NATO-s po shpresojnë për një ton më pajtues sot. Por në një citim në Twitter, vonë gjatë natës nga Brukseli, presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij.


“Miliarda dollarë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, sipas kërkesës sime, por kjo nuk është e mjaftueshme”, deklaroi ai.


12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)