Valon Berisha nuk do të transferohet te Sampdoria në Serinë A. Mesfushori shqiptar, pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ka qenë shumë pranë firmës me skuadrën nga Gjenova, por fjalët e fundit të presidentit të Sampdorias, Ferrero, se është lodhur duke e pritur, por dhe reagimi i klubit të Salzburgut nuk lënë vend për interpretim.


Berisha është lojtar i Salzburgut dhe të hënën do të nisë stërvitjen me skuarën, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit austriak.


Mesfushori pritej që para një jave që të zbarkonte në Gjenovë, ndërsa të shtunën ishte programuar që tu nënshtrohej vizitave mjekësore, por në çastet e fundit kishte kërkuar më shumë kohë, aq sa presidenti Ferrero deklaroi se nuk kishte ndërmend ta priste më gjatë. Nuk është e qartë nëse do të qëndrojë te Salzburgu, sepse klauzolën e largimit 8 milionë euro janë gati ta paguajnë shumë skuadra, sidomos nga Premier League.


21 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)