San Antonio mbetet me shpresë për ta mbyllur në vendin e parë sezonin e rregullt në kampionatin amerikan të basketbollit.

Ish-kampionët fituan ndeshjen e radhës ndaj Minesotës, 104-86, duke dalë në vendin e parë në Konferencën Perëndimore.

Veteranët Dankën dhe Parker ishin sërish ndër më të mirët.

Duke u gdhirë mëngjesi i sotëm, në NBA u luajtën edhe dy ndeshje të tjera. Sakramento fitoi ndaj Klivlendit dhe Memfis u tregua më i fortë sesa Atlanta.