Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.





Sandri i angazhuar për rrogat e deputetëve të PSNga Antena Brenda Familjes

Sandri ka dy ditë që merret me procedurat për rrogat e deputetëve të PS. Doktori i ka thënë se tani e tutje preokupimi i vetëm i tij do të jenë rrogat e e deputetëve. Sandri i kërkoi që Jozi të ngarkonte një njeri kastile për këtë punë.


- Kam një njeri aty doktor, e di që e ke bezdi se ka pas punu me Dhori Sollakun, po ai e bën mirë këtë punë. Është ai Gim Neza. Ai ka përvojë për të mbajtur shënime. Vëmë atë t’u mbajë shënim kush dhe kush del nga Kuvendi dhe dorëzohen ata, s’kan ku shkojnë.


- Mirë Sandër vendos kë të duash, po kujdes, jo të gjithë rrogën. T’u japim 30 për qind, sa t’i mbajmë me shpresë, pastaj të tjerat ua presim. Pastaj po shkuan dhe në Komisione ua bëjmë 50 për qind, po nuk u japim lekët e seancave dhe të dietave. Duhet të bëjmë dhe një listë të hollësishme për shembull, se deputetë të kujt qarku janë që të mos marrin dieta që nuk u takon.


- Mirë më kujtove doktor se më ka thënë disa herë ky Blend Klosi, a më takojnë dieta për Durrës mua. I thashë, po u ktheve para mesditës nuk të takojnë.


- Jo, jo tha mos ki merak, se kthehem pas mesit të natës se hedhim ndonjë dorë letra. Dhe ky Gjiknuri më pyeti për Elbasanin, i thashë që u takojnë. Blushi me ata të Korçës nuk çajnë kokë se do t’i marrë përsipër Gimja. I tha Gimja, mos ça kok o byrazer. U kemi futur nja dhjetë milionë euro këtyre bizneseve afër Ramës, ato leka për ju i kemi se për kë i kemi. Të gjitha vetë do i marrim o. Po çi duam gjithë ato para o byrazer, një gojë kemi. Apo na mbytën hallet ne. Ja, ju do t’ua japim.


- Sandër, mirë që ma kujtove, si po shkon puna e gjobave, ke folur me Gimen?


- Isha me Gimen dhe Zamirin te Jovani. Sipas planit po shkon. Ke për të parë ç’do t’u bëjmë. Zamiri është trembur pak. Tha, ore si shumë e kemi rënduar dorën, se mos hamë ndonjë kokërr plumbi, se si dihet njeriut ndonjëherë. As mos ca kokë o byrazer, tha Gimja, s’të vret njeri në Shqipëri për këto gjëra. Kanë vdekur ata burra. Se Zamiri trembet nga çdo gjë, po Gimja se rruan fare. A doktor se harrova, se fola pak dhe me këtë Olldashin, se Zamirit i vjen zor të të thotë, a do ta fillojmë atë rrugën me katër korsi nga Tirana te supermarketi i ri i Zamirit te Miri i Xhikes, se me ato të tjerat në rregull. Dhe ujësjellësi te vilat u bë dhe rruga u bë, e bëra me atë firmën time ACMAR. Le të flasin këta legenat. Po e do dhe këtë rrugën Zamiri. Se ka hall se mos ia dredh ai Olldashi tani me shkurtimet e buxhetit.


- Sandër, tani shkurtime do ketë, po ju nuk do t’u preket asnjë lek. Ju më keni dhënë fjalën për ato gjobat, ndiqni ato punë, sa lekë gjoba të merrni, aq janë tuajat. Ua kthejmë në rrugë tjetër.


- Për ato mos ça kokë, se Gimja nuk trembet ore, Zamiri ka pak frikë. Le se merrem vetë me ato. Po janë dhe këta të Ridvanit doktor, janë të padurueshëm. Kujtojnë se u bë deti kos dhe duan të gjithë lekë. Është ai Çimi i Bruskelit me cantë në dorë, derë më derë. Gjithë këto kazinotë e mëdha i ka lënë pa licencë, u merr nga dhjetë mijë euro në muaj. Tani ne e bëjmë për interes të përgjithshëm, kurse ai e bën privatisht dhe thotë, “jo, po ja çoj Ridvanit”. Tani, ne e dimë që s’ja çon se dhe kur merrte lekë në doganë thoshte më kërkon Ridvani 50 mijë në muaj. Ne e dinim që gënjente. Dhe tani thotë që i çon atij. Le që bëri fjalë dhe me Gimen se tha i paguaj dhe shkollën vajzës së Ridvanit. Po atë ja paguaj unë tha Gimja. Janë bërë shumë legena dhe është mbushur gjithë Tatim-Taksat me nejrëz nga Devolli ose Dibra. Ose i ka Gim Shehu, ose Ridvani. Tani, jo se kemi gjë, po puna mos të bjerë në sy.


- Sandër mos u mërzit se rregullohen ato punë. Ti shiko këtë punën e gjobave dhe rrogave të deputetëve. Duhet t’i bluajmë me këto rrogat. Duhet t’i bëjmë copë. Pastaj Fevziu të organizojë një debat për rrogat e tyre në TV Klan. A duhet të paguhen ata, apo jo. Duhet me shku ti në atë debat. Duhet me i bë copë. Në fund të mbyllen që duhet të paguhen. Ti duhet me u mundu, po ama duhet t’i bësh copë. Ke për t’u bë figurë popullore, kanë me pështy njerëzit në rrugë.


- Po c’ke ti doktor mos u mërzit për rrogat, ja si të shikojmë këtë punën e gjobave njëherë. Se kjo ka shumë rëndësi.