Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.





Sandri i nxehur me Gimen e “Red Bull”-itNga Antena brenda familjes

Sandri u xhindos dje me Gimen e “Red Bull”-it. Gimja është një ortak i Sandrit te Supersport, dhe te celulari i katërt. Gjithë këto vite ka qenë në hall se doktori s’para e donte shumë, se i kishin thënë që është miku më i afërt i Fatos Nanos. Dhe Ilir Meta madje e kishte marrë inat, se, kur qenkësh martuar Gimi, Fatos Nano i kishte thënë: “S’dua të shikoj njerëz që më presin oreksin këtu” dhe Gimja i shkretë paskësh marrë Metën në telefon dhe i kishte thënë: “Mua s’më ngelet qejfi po nuk erdhe në dasmë, se e di që ke punë”. Kjo ia kishte vështirësuar Sandrit kontaktet e Gimes me qeverinë e re, sidomos me këtë të pas 28 qershorit, pasi përveç doktorit u shtua dhe Ilir Meta.


Por Gimja punonte ngadalë. Sa herë kishte ndonjë pritje apo bëhej ndonjë fotografi, e fuste kokën mes Sandrit dhe doktorit dhe me atë foto në dorë bënte ndonjë punë.


Por natyrisht telashet më të mëdha nga Gimja i kishte kunati i vet. Në kohën e Nanos ishte njeriu i tatimeve VIP. Erdhi Ridvani dhe e hoqi. Madje ç’nuk tha për të si i korruptuar, edhe pse s’dukej burrë i keq. Kaloi ca kohë dhe Gimja e futi prapë në valle te tatimet. Sapo erdhi qeveria e re, emërimi i parë që bëri Ridvani në sistemin tatimor ishte prapë kunati i Gimes në krye të VIP-ave. Doktori u xhindos në fillim kur e mori vesh, po Sandri ia shpjegoi se ishte kërkesë e Fatos Nanos dhe një nder i duhet bërë atij.


Por tani që erdhi koha që Gimja t’ia kthente Sandrit nderin që i bëri, arriti kulmi. Gimja paska marrë disa bileta nga Supersporti për ndeshjen në Suedi dhe paska ikur atje me Shkëlzenin. Kur e mori vesh Sandri, u bë xhind.


- Ky shkërdhata, - tha, - do të më bëjë gol mua, d.m.th., të mos të më quajë asnjë nder që i kam bërë. Kujton ky se e rruj fort unë që ka ik me Shkëlzenin ai atje. Le që Shkëlzeni nuk shikon ndeshje fare, ka shku për hesapet e veta te shtëpi e tij në Suedi dhe ky e paraqet sikur kanë ik bashkë. Le që u tmerrua se mos hapte llafe Gimja që i ka paguar dhe shpenzimet Shkëlzenit. Më e forta ishte se mësoi që dhe në biznes klas rrinin bashkë në një kolltuk, edhe pse mund të rrinin secili në të vetin.


I xhindosur me hilet e Gimes, mori në telefon Samirin.


- Dëgjo Samir, - tha, - se vërtet jeni shokë, po ti je tjetër gjë, ai tjetër gjë. Ma ke futur në pjesë në të gjitha bizneset, po ai s’mund të ma bëjë mua këtë që po më bën. Unë i q... robt! Ia shkarkoj kunatin brenda ditës! Punët që bëhen bashkë, bëhen bashkë. Ne u kemi vënë gjoba ca njerëzve që kanë ndihmu Ed Ramën, ai s’ka bythë t’ua vërë, dhe ikën me Shkëlzenin që t’i thotë kunatit të vet mos e rruj nga Sandri. Unë i q… robt! Me mua s’ka muhabete të tilla. O të punojmë në grup, o ta lëmë këtë punë, secili të shikojë punën e vet, po Gimja ta dijë mirë, që as Fatos Nano nuk e qas më po i thashë unë.


- Ç’të të them unë Sandri? - i tha Samiri. - Unë për vete jam korrekt. Ç’punë kemi bërë bashkë, s’të ka dalë llafi. Këtë fshatin turistik që kemi në Lezhë, e ke marrë vetë përsipër në KKRTSh, kaloje dhe jemi në rregull bashkë. Ai Olldashi më duket po e vonon pak kastile, se dikush i ka bërë letër doktorit dhe i kanë thënë që ne tokën nuk e kemi blerë, po e kemi marrë si gjobë nga pronari se i rregullove ti letrat që s’i kishte në rregull. Doktori s’thotë gjë për ne, po, me sa duket, ai Olldashi e do që t’i thotë ma sill atë lejen e Samirit.


- As e rruaj fare për Olldashin, e kaloj lejen kur të dua, po e kam inatin me këtë Gime kokëlakrën, se ky do të duket sikur ka mik Shkëlzenin tani. Është dhe k… mo burrë, se Shkëlzeni nuk i bën as ndonjë punë. Ia kanë ngrit kot namin këta që e shajnë në gazeta.


I mërzitur siç ishte mori Ridvanin.


- Dëgjo Ridvan, - tha, - se kemi një problem me atë Gimin e “Red Bull”-it.


- Kush është ky o?


- E mo, ai që punon me Samirin e Vjenës.


- Cil Samir o, Samirin nga fshati im o?


- Po hë mo burrë se e njeh ti, ai që të thamë për kunatin, që ia bëre atje tek VIP.


- Po si e ka mbiemrin o lako, se ju tërë emrat kështu i keni, Gimja i “Red Bull”-it, Samiri i Vjenës, Gëzimi i Kashtës, Dashi i Havasë...


- Po hë mo burrë se ta gjej unë mbiemrin, se e harrova tani, po ma terrorizo pak, thuj që është nxef doktori me Shkëlzenin që ka qenë në avion me ty, se aq do ai dhe nuk shkon në ndeshje fare, kthehet nesër me avionin e parë.


- Mirë o byrazer, mirë, mua më digjet mjekra këtu, ju luani me pará. Mirë na e bëni.