Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.



Sandri, i shqetësuar për honorarin e Fatos Nanos tek “Opinion”Nga Antena brenda familjesSandri dje nuk ishte në terezi. Fatos Nano kishte mbushur gjithë Tiranën që ka marrë honorar të majmë për intervistën tek Fevziu. S’di kush e hapi thashethemin, dhe s’e linte telefoni rehat gjithë ditën. Sa i dhatë, sa kërkoi, kush ia dha, a i pagoi Samiri apo Gimja…
I lodhur nga telefonatat, thirri Fevzon në kafe.
- Shiko, tha, se kush ka tallë trapin me ne dhe ka thënë që kemi pagu Nanon për intervistën.
- Ky është skandal, tha Fevziu. S’e kuptoj pse do ta paguajmë Nanon se ai foli gjëra korrekte? Ai ato gjëra që tha në intervistë i thotë dhe në kafe, dhe në rrugë. Ça tha me tepër ai? Pastaj përse ta paguajmë? Ai doktorin e mbron vetë se e ka qejf, s’ka lidhje me paret. Po akuzuan dhe Nanon për pare, pastaj s’ka më kuptim.
- Po pra po, po kemi një problem. Po e morën vesh këta b..q.. e tjerë që ne paguajmë, s’na vjen njeri pa paguar pastaj. Dhe unë s’kam lek të paguaj gjithë k… e Shqipërisë që vijnë në televizion.
- Po jo mo burrë, ça lekësh. Ne ishim për kafe me Gimen e Samirin kur e bëmë muhabet. I tha Gimja me të qeshur, sa lek do tu marrësh këtyre të Klanit për intervistën dhe ai talli trapin. “Kur u thashë unë më 2004 merrni një milionë euro dhe bëhuni me mua në fushatë, kishin pretendime. Tani le të paguajnë 1 milionë euro po duan të më përdorin”. Plasi një e qeshur e madhe dhe kaq. Pastaj tha Gimja, le shefo se i paguaj unë dhe ai karagjozi që ia preu “jo ti jo, se ti m’i ke paguar, t’i paguajë Samiri”. Kaq ishte mo burrë, po qe gallatë, s’qe e vërtetë.
- Ore, ju bëni gallatë, po mua mu q… nëna se nuk sqaroj dot njerëzit. Le këta të LMN që më marrin të gjithë me radhë, po ne a do na paguani se ne po bëjmë punë për doktorin më shumë se Nano. I thashë atij Harasanit, mirë këta të tjerët mo burrë që s’kanë lekë, po dhe ti do lek? Po pse s’kanë lek ata tha, Kaçi ministër Financash ka qenë, unë një drejtor i vogël. Blushi po ministër, Bello po ministër, Malaj po ministër. Sipas jush, në qeverinë Nano ministrat nuk kanë vjedhur dhe kanë vjedhur vetëm drejtorët?! Ma dhjeu në fakt, s’kisha ç’i thosha.
- Po le o Harasanin se është çun i mirë, po ai Ben Malaj mo burrë, se ç’ka një ditë me LMN, një ditë me Ramën. T’i them këtij Nanos ta mbledhë një herë.
- Ore, le atë k… po si t’ia bëjmë këtij llafit që është hapë për honorarin e Nanos. Aman si ta mbyllim se na u q…. nëna?
- Hajt mo burrë se e mbyll unë. Ja bëjmë një lajm ditën kur të japim pjesën e dytë të intervistës dhe e thotë Nano ndonjë batutë dhe aq.
- Jo mo se bëhet më keq ashtu, se kush e beson që Nano s’merr lek. Le mos na q.. nënën, po si ta themi vetë?
- Epo ta thotë Blushi pastaj se ai është i besueshëm…
- Jo se dhe atë k… s’e besojnë për këto gjëra.
- Po kujt t’i themi se shkuam prapë tek Malaj…
- Jo mo burrë se as atë s’e besojnë se ai bën sikur jeton me ndihmë sociale, ndërkohe që i ka q… nënën që nga 97-ta.
- Po unë thashë mos ta them vetë mo, po po të jetë kështu unë dal u them shqiptarëve që janë gënjeshtra dhe mbyllet kjo histori. Thashë mos ta çonim punën këtu. Le Sandër se dal unë, mos ça kokë. I thuaj Samirit ku do shkojmë këtë weekend dhe dal unë.